Mendoj se duke pasur parasysh praninë e këtij grupi qeverisës në Bullgari, Rusia nuk qëndron prapa vetos së Sofjes ndaj Maqedonisë. Petkov dhe koalicioni qeveritar nuk janë përfaqësues të atij ndikimi, thotë Marko Troshanovski, drejtor i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, qeveria bullgare aktualisht është e përkushtuar për të gjetur një kompromis funksional.

“Fatkeqësisht qeveria atje është e paqëndrueshme dhe palët brenda kanë lidhje shumë të pazgjidhura me Rusinë nga e kaluara, të dukshme dhe të padukshme dhe mendoj se vetoja ndaj Maqedonisë është një kombinim i vendeve euroskeptike që qëndrojnë pas Bullgarisë (ajo nuk është e vetme në bllokimin e procesit) dhe procesi i vendimmarrjes me koncensus që mundëson këto lojëra.

Zgjidhja për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë është në Bruksel”, thotë Troshanovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Troshanovski: Rusia nuk qëndron prapa vetos bullgare appeared first on Telegrafi.