“Për fat të keq, Maqedonia ka shpenzuar mbi një miliard euro për ushqim vitin e kaluar. Ajo që ne po bëjmë si strategji është që fillimisht të rikthehet besimi i fermerëve në institucionet sepse ky është momenti kyç pse po zvogëlohet prodhimi ynë”, tha ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski në një intervistë në RTVM.
Ai tha se po punohet për projektimin dhe restaurimin e sistemeve të ujitjes sepse janë një segment i rëndësishëm në prodhimin bujqësor. Tripunovski tha se subvencionet do të paguhen rregullisht.
Fermerët duhet të ndjejnë se në anën tjetër kanë një partner me të cilin mund të bisedojnë dhe t’i kalojnë problemet e tyre”, theksoi ministrja.
Tripunovski shtoi se fermerët do t’i ndjejnë efektet e masave që ai po planifikon me ekipin e tij në vitin 2025.
“Tani mbjellja vjeshtore e grurit dhe drithërave është në prag. Dhe tashmë nga korrja e radhës do të ndjejmë se kemi ndihmuar vërtet dhe se kemi krijuar masa që do të kenë efekt në prodhimin tonë bujqësor. Jam i bindur se do ta arrijmë këtë sepse i kemi të gjitha parakushtet cilësore të tokës, ujit dhe ditëve me diell, kemi edhe fermerin punëtor që pret nga ana tjetër, pra nga qeveria që ta ndihmojë të stimulojë atë që prodhon”, përfundoi ai.
Ministri theksoi se ka kontrolle të forta për atë që hyn si ushqim në Maqedoni.
“Unë si ministër jam vazhdimisht në terren me fermerët, për të arritur sa më shumë dhe për të rikthyer besimin e humbur në vitet e kaluara”, shtoi Tripunovski.
The post Tripunovski: Punojmë për kthimin e besimit të bujqve tek institucionet appeared first on Telegrafi.