Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot realizoi takim me drejtorin e ri ekzekutiv të SHA Ekonomia e Ujërave, Filip Filipovski dhe drejtor të Ekonomisë së Ujërave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Romeo Trenov.
Gjatë takimit u bisedua për gjendjen aktuale në SHA Ekonomia e Ujërave.
Të dy drejtorët ranë dakord se situata në të cilën ndodhet SHA Ekonomia e Ujërave është e vështirë dhe komplekse, por me punë të përkushtuar dhe përpjekje të përbashkëta do të rivendosim funksionalitetin e ndërmarrjes.
“Prioriteti ynë janë punonjësit dhe fermerët e kënaqur. Nga paaftësia dhe mosinteresimi i qeverisë së kaluar kanë pësuar fermerët dhe plantacionet e tyre. Por nga sot do të punojmë në përmirësimin e gjendjes, duhet të ketë ujë për ujitje për të gjithë”, tha Tripunovski.
The post Tripunovski: Punojmë në përmirësimin e kushteve për bujqit vendorë, ujë për ujitje duhet të ketë për të gjithë appeared first on Telegrafi.