Në llogaritjen e shportës mesatare të konsumit do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Siç theksoi Tripunovski në konferencë për media në Qeveri, pemët dhe perimet do të vendosen në shportë në etapa, në sezone, varësisht nga periudha në të cilën piqen dhe shfrytëzohen. Për këtë qëllim tashmë është përgatitur kalendar i veçantë i cili është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë.

“Është e vërtetë që MBPEU merr pjesë së bashku me ministritë e tjera në krijimin e shportës dhe është përgjegjëse për produktet bujqësore. Lista e produkteve është e madhe dhe besoj se shporta do t’i përmbajë të gjitha. Para së gjithash janë të përfaqësuara ato që prodhojmë në Maqedoni. Në përputhje me Kalendarin e Prodhimit Bimor Bujqësor, MBPEU-ja ka zhvilluar një Kalendar të veçantë – cilat kultura bujqësore piqen dhe përdoren në cilën periudhë. Kjo listë është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë. Ju e dini që disa produkte të caktuara janë sezonale, kështu që do të futen në shportë gjatë periudhës së prodhimit”, sqaroi Tripunovski.

Sipas tij, në komunat ku disa kultura bujqësore gjatë periudhës së kaluar pësuan dëme për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit tashmë janë formuar komisione për vlerësim. Pasi ato t’i dorëzojnë raportet në Komisionin kompetent qeveritar, do të konfirmohet edhe përqindja e dëmshpërblimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tripunovski: Në shportën konsumatore do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend appeared first on Telegrafi.