Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Strumicës.

Tridhjetë persona e kanë thyer derën e repartit infektiv në Spitalin e Strumicës dhe e kanë marrë një pacient, cili ka ndërruar jetë, ndërsa është testuar për COVID-19.

Sipas informacioneve të para, pacienti në orët e hershme të mëngjesit është pranuar në spital, si rast i dyshimtë për COVID-19 dhe menjëherë i është marrë mostra për testim. Në ndërkohë gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Siç njofton “Fokus”, rezultatet e tij akoma nuk janë gati.

Ndërsa sipas inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, të cilët për momentin janë në terren në spitalin e Strumicës, rreth 30 persona kanë ardhur për ta marrë trupin e pacientit. Ata e kanë thyer derën e spitalit dhe së bashku me krevatin e kanë futur pacientin në një furgon dhe janë larguar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për momentin inspektorët ende bëjnë hetime dhe dokumentim të rastet dhe do të dalin me detaje zyrtare.

Edhe Ministria për Punë të Brendshme do ta hetojë këtë rast./Telegrafi/

The post Tridhjetë persona e vjedhin trupin e një pacienti të vdekur në Strumicë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";