Treni nga Velesi sot në mëngjes nuk është nisur për në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në mëngjes një numër i madh i udhëtarëve që udhëtonin nga Velesi në Shkup me tren kanë mbetur pa transport. Treni i cili niset nga Shkupi për në Gjevgjeli dhe anasjelltas, dhe sipas orarit të udhëtimit niset nga Stacioni Hekurudhor në Shkup në ora 16:55 mbrëmë pas nisjes, është prishur. Për këtë arsye sot në mëngjes i njëjti tren nuk ka dalë nga stacioni në Gjevgjeli në ora 04:40, njoftojnë AIM-n nga stacioni hekurudhor në Veles.

Sipas orarit të udhëtimit nga Stacioni Hekurudhor në Veles, ky tren ishte paraparë të nisej në ora 6:27.

Një numër i madh i Velesitëve që udhëtojnë me këtë tren në këtë linjë paradite, dhe kthehen pasdite në ora 16:55, janë nxënës, studentë, apo të punësuar në Shkup, kështu që kanë biletë mujore ose me zbritje.

Sot ata janë të indinjuar që duhet të ekspozohen ndaj kostove shtesë dhe kërkojnë nga NP MZ-Transport që ta vërë këtë tren në funksion sa më shpejt.

Advertisement

Ndërkaq, treni vendor sot në mëngjes nga Velesi është nisur për në Shkup në ora 5:03, ndërsa treni nga Manastiri, i cili sipas rendit niset nga stacioni i Velesit në ora 5:46.

The post Treni nga Velesi sot në mëngjes nuk është nisur për në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy