Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, tha se është shumë e çuditshme që zyrtarët si nga opozita ashtu edhe nga qeveria nuk bëjnë asnjë hap për atë rritje enorme të pagave, nuk ekziston askund në botë.
“Për ne është shumë e çuditshme që zyrtarët si nga opozita ashtu edhe nga qeveria nuk bëjnë asnjë hap për atë rritje enorme të pagave, nuk ekziston askund në botë. Në negociata kemi përdorur argumentin se kjo rritje është e madhe, dhe atëherë dhe sot u kam thënë se ky është problemi i tyre më i madh dhe se do t’u lërë mendjen në afat të shkurtër dhe afatgjatë.
Në sektorin publik nuk mund t’i rrisni pagat për 10%, ndërsa ju rritet pagën tuaj për 78%”, tha Trendafilov për “TV21”.
Trendafilov tha se vazhdojnë bisedimet që zyrtarët të heqin dorë nga 78% dhe të solidarizohen me punëtorët./Telegrafi/
The post Trendafilov: Opozita dhe qeveria nuk po ndërmarrin asnjë hap për rritjen enorme prej 78% të pagave për funksionarët appeared first on Telegrafi.