Drejtori i Drejtorisë për Zbulim Financiar, Bllazho Trendafillov pret deri në fund të këtij viti të ketë padi penale dhe aktgjykime për disa prej lëndëve për larje parash, ndërsa të cilat, siç thotë, janë me shuma në vlera milionëshe.
Ai tha se dëshmimi i larjes së parave, është proces mjaft i ndërlikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Para një muaj e gjysmë thashë se Drejtoria për zbulim financiar ka punuar për lëndë me shuma të mëdha dhe ato janë në procedura hetimore ose parahetimore dhe e dini meqë edhe atëherë kam theksuar se dëshmimi i larjes së parave është proces mjaft i ndërlikuar. Por, në shtet ekziston një ndjenjë se këto lëndë do të procesuohen dhe do të ketë aktgjykime për to”.
“Deri në fund të vitit ne presim, do të thotë për më shumë lëndë të cilat i ka udhëhequr PSP dhe atje pati lëndë lidhur me larjen e parave dhe Prokuroria për krim të organizuar për momentin është duke udhëhequr lëndë në të cilat kemi shuma milionëshe, dhe vlerësojmë se deri në fund të këtij viti do të kemi padi të shtruara penale për këto lëndë ndërsa disa do të jetë me aktgjykime”, tha Trendafillov, në përgjigjen në pyetjen e gazetarëve lidhur me hetimet për larje parash.
The post Trendafillov: Deri në fund të vitit do të ketë aktgjykime për hetimet për larjet e parave appeared first on Telegrafi.