Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në lexim të dytë i miratoi ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, me të cilat përcaktohen kushtet për pagën minimale prej 18.000 denarë. Ata duhet të fillojnë të zbatohen me pagën e marsit që do të paguhet në muajin prill. Ligji për pagën minimale u miratua me 90 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska tha se me përcaktimin e pagës minimale prej 18.000 denarë, ka rritje të dyfishtë nga viti 2016.

“Punëtorët dhe vlerësimi i punës së tyre është prioriteti ynë. Presim që kjo zgjidhje ligjore të ndikojë pozitivisht në pagat e tjera në industri të tjera, gjë që përmirëson standardin e qytetarëve. Nga viti 2017 kemi rritje të vazhdueshme të pagës minimale edhe atë në vitin 2017/2018 në 12.000 denarë, në vitin 2019 në 12.507 denarë, në vitin 2020 në 14.500 denarë dhe në vitin 2021 në 15.194 denarë. Tani me propozimin e ri nga marsi i vitit 2022, paga minimale do të jetë 18.000 denarë në krahasim me vitin 2016 kur paga minimale ishte 10.080 denarë.Duke qenë se metodologjia është ndryshimi, presim rritje të produktivitetit të punës”, tha Trençevska.

Ajo shtoi se me zgjidhjen e re ligjore kriteret e vjetra janë zëvendësuar me dy kritere të reja, sipas saj, më të favorshme me të cilat harmonizimi i pagës minimale do të jetë: 50 për qind e rritjes së pagës neto mesatare të paguar në vend në vitin paraprak dhe 50 për qind të indeksit të kostos së jetesës për vitin paraardhës, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Kriteri i tretë është një risi, me të cilën shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57 për qind e pagës mesatare të publikuar sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas ministres Trençevska, metodologjia e re e përcaktuar në këtë mënyrë, përkundër rritjes së pagës minimale, garanton qëndrueshmëri dhe rritje të vazhdueshme të pagës minimale, në raport me rritjen e produktivitetit të punës, që do të thotë se shuma prej 57 për qind nuk ​​do të varet nga vullneti i subjekteve politike në pushtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ligji për pagën minimale është miratuar në mënyrë transparente përmes dialogut social dhe negociatave të zhvilluara në Këshillin Ekonomik dhe Social ndërmjet përfaqësuesve të punëtorëve të LSM-së, punëdhënësve të OPM-së dhe Qeverisë. Rritja e pagave të tjera nuk i nënshtrohet këtij ligji, por ligjeve të vendit dhe marrëveshjeve kolektive që bëhen ndërmjet partnerëve socialë, në këtë rast sindikatave të degëve, sindikatës përfaqësuese dhe institucioneve përkatëse, pavarësisht nëse janë shtetërore apo private”, tha Trençevska.

Për zbatimin e Ligjit për pagë minimale deri në fund të vitit do të nevojiten 939.645.000 denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shteti do të mbulojë të gjithë diferencën në pjesën e kontributeve nga paga minimale prej 15.200 denarë që paguhet tani, deri në atë që do të paguhet për muajin mars prej 18.000 denarë.

Ndihma e paraparë financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut i përket periudhës mars-dhjetor 2022 dhe do të jetë në shumë prej 1.197,00 denarë. Është përcaktuar se kjo ndihmë financiare u jepet punëdhënësve për punëtorë të cilëve do t’u paguhet paga bazë deri në nivelin e pagës bruto në shumë prej 26.422,00 denarë.

The post Trençevska thotë se me 18 mijë denarë pagë minimale vlerësohet puna e punëtorëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";