Trençevska: Sfidat e personave me nevoja të veçanta janë edhe sfidat tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja shtesë e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në Veles, ka mbajtur mbledhje me përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Komunës së Velesit.

Në takim, siç kumtojnë nga MPPS, është diskutuar për përfshirjen më të madhe të personave të verbër në shoqëri dhe sigurimin e më shumë burimeve për të lehtësuar funksionimin e tyre në shoqëri.

Trençevska informon se MPPS nga Buxheti i shtetit për vitin 2024 i ka rritur mjetet për shoqatat nacionale, si për shoqatat e të verbërve ashtu edhe për shoqatat e të shurdhërve dhe gjysmë të shurdhër. Për Unionin Kombëtarë për të shurdhërit dhe gjysmë të shurdhër në RMV-së ka ndarë 12.547.000 denarë, ndërsa për Unionin Kombëtar për të Verbërit në RMV-së ka ndarë 13.967.000 denarë e cila është për dy milion më shumë nga viti i kaluar për të dy sindikatat veç e veç.

Ajo thekson se kanë shtuar mjetet për punën e Sindikatave pasi siç shtoi ajo prioritet i tyre është përparimi i personave me aftësi të kufizuar.

Advertisement

“Vendimet i marrim sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe kjo nuk do të ndryshojë në të ardhmen. Përkundrazi ne vazhdojmë të investojmë në vazhdimësi sidomos tek të rinjtë me aftësi të kufizuara sepse e dimë potencialin që fshihet tek ata”, theksoi ajo.

The post Trençevska: Sfidat e personave me nevoja të veçanta janë edhe sfidat tona appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy