Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, sot ka folur në lidhje me protestat e pensionistëve dhe kërkesat e tyre për rritjen e pensioneve.

Ajo për “Kanal 5” tha se grupi i punës për kërkesat e pensionistëve i ka marrë propozimet përfundimtare dhe se për vendimin e fundit pensionistët do të informohet me kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Grupi i punës ka marrë propozimet për masa. Mirëpo, si informacion shkon në Qeveri, ne do t’i shqyrtojmë propozimet dhe më shumë se propozimet e grupit punues mund të pranohen. Pres që mbledhjen e ardhshme ta diskutojmë për këtë çështje”.

“Kur të merret vendimi përfundimtar, pensionistët dhe mediat menjëherë do të informohen se çfarë do të vendoset si masë në periudhën e dimrit në mënyrë që të përmirësojmë standardin e jetesës së pensionistëve”, tha Trençevska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Trençevska për kërkesat e pensionistëve: Grupi i punës i ka marrë propozimet, për vendimin përfundimtar pensionistët do të informohen në kohë appeared first on Telegrafi.