Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues të sindikatës ku u bisedua për rritjen e pagave të punonjësve në administratën publike dhe stazhi me përfitime të atyre që japin shërbime në punë social.

“Administrata publike ka mbështetjen e plotë për shkak se vetëm administratë profesionale dhe e kënaqur është produktive. Dialogu social dhe partneriteti social duhet të ekzistojnë për shkak se çështjen e rritjes së pagave në administratë do ta hapin bashkërisht”, u shpreh ministrja Trençevska.

Përfaqësuesit e administratës propozuan rritjen e pagave për punonjësit në administratë të jetë gradualisht për shkak se sistemi i pagave nuk është lidhur me pagën minimale, por janë pjesë e Ligjit për punonjës administrativ.

Ministrja Trençevska, sipas njoftimit të MPPS-së, theksoi se çështja e rritjes së pagave në administratë do të hapet në mbledhjen e ardhshme qeveritare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Trençevska: Do të ketë dialog social edhe për pagat në administratën publike appeared first on Telegrafi.