Deri në fund të muajit do të kemi marr masat e duhura me të cilat do të mbështesim standardin e jetesës të pensionistëve , veçanërisht pensionistëve që kanë rrogë minimale, theksoi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

“Unë mendoj nga cilado kuzhinë ka dalë kjo 6,8% për shkak se 6,8 as unë dhe asnjë nga personat tjetër nga përfaqësuesit nga Qeveria nuk kanë deklaruar diçka të tillë. Intervistat e mia kanë qen mes 5 dhe 6 përqind dhe rreth 6%, megjithatë zakonisht kam thënë se do të pres të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS)”, tha ministri i pyetur të komentojë deklaratat e pensionistëve se me rritjen prej 5,3 për qind kanë marrë vetëm 200 deri në 300 denarë.

Nuk mund të jetë 200-300 sepse përqindja e 5,3 sipas të dhënave të Enti Shtetëror i Statistikave” tha Trençevska. Nëse dikush ka marr 200-300, i sugjeroj të deklarojnë në Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Republikës së Maqedonisë për shkak se ai sistem është për llogaritje.

“Nuk besoj se dikush ka marrë rritje prej 200 apo 300 denarë, përkatësisht korrigjim, sepse nëse pensioni më i ulët ka qenë 12500, kur llogaritet 5,3 është rreth 800 denarë”, tha Trençevska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Trençevska: Deri në fund të muajit do të kemi masa për të mbështetur standardin e pensionistëve appeared first on Telegrafi.