Kanë kaluar tre vjet nga aksidenti fatal i autobusit në autostradën “Struma” në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë dhe shtatë u lënduan rëndë.

Kompania ka marrë ndalim prej katër vitesh për transport ndërkombëtar dhe gjobë prej 800 mijë denarë. Bekim Haxhiu, pronari i Besa Transit, është dënuar me një vit e tetë muaj burg për shkak se ka falsifikuar dokumentet që më pas i kanë përdorur shoferët kur kanë dalë jashtë vendit me autobusët që transportonin pasagjerë.

Autobusi Besa Trans është përplasur me një gardh në autostradën e Strumës në afërsi të fshatit Bosnek në orët e para të 23 nëntorit.

Pak para kryqëzimit Boshnek, ai doli nga rruga, goditi një parmak dhe më pas shpërtheu në flakë, duke vrarë 45 njerëz, 13 prej të cilëve ishin fëmijë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse sot vozitni përgjatë autostradës “Struma”, pothuajse asgjë nuk do t’ju tregojë se para tre viteve në atë vend u dogjën të gjallë 45 qytetarë të Maqedonisë. Vetëm kurorat e thara të përvjetorit të mëparshëm janë dëshmitar i heshtur i ngjarjes që diçka ka ndodhur këtu.

Në Maqedoni është zhvilluar proces gjyqësor për punën e kompanisë, ndërsa në Bullgari për aksidentin. Aty, çështja gjyqësore përfundoi me një vendim që thoshte se fajtori për aksidentin ishte shoferi i autobusit. Edhe ai vdiq.

The post Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";