Ish-kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski i akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS, nga ana e Gjykatës së Velesit është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg. Vendimin e ka publikuar gjykatësja Valentina Gjorgjievska nga Gjykata e Velesit.

Të akuzuarit Pançevski në dënimin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi me shpjegimin e plotë do t’i dorëzohet në burgun e Idrizovës.

Njëherësh është njoftuar se paraburgimi Pançevskit i hiqet me sjelljen e këtij aktgjykimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pançevski akuzohej se në vend të mënyrës elektronike, ai lëndët gjykatësve që kanë qenë të besueshëm ua ka ndarë në dorë. Kështu, ndërsa ka qenë kryetar i gjykatës, ka shpërndarë 40 lëndë dhe dy prej tyre janë raste në të cilat ka punuar edhe PSP-ja.

Ndryshe, Pançevski që nga 15 korriku është në paraburgim, pasi nuk ishte i disponueshëm për policinë për tre ditë, kështu që vetë është paraqitur në burgun e Shutkës./Telegrafi/

The post Tre vjet e gjysmë burg për Vlladimir Pançevskin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";