MPB sot (10.11.2023) njofton se në ora 00:20 në zonën e Bit Pazarit, tre të mitur nga Shkupi janë privuar nga liria nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup.
Për faktin se më datë 09.11.2023 rreth orës 23:15 në parkun e qytetit në Shkup, me kanosje të dy personave me send të mprehtë kanë marrë para. Ata janë marr për bashkëbisedim në prani të prindërve të tyre dhe njërit prej personave iu gjet një pjesë e parave të vjedhura.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia e Punëve të Brendshme të Qendrës dhe Bit Pazar do të bëjë kallëzim penal për veprën penale “grabitje”./Telegrafi/
The post Tre të mitur nga Shkupi privohen nga liria në një rast të grabitjes në Bit Pazar appeared first on Telegrafi.
Advertisement