Me datë 17.11.2021 në ora 16:40 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Pirok, afër pikës së karburantit në afërsi të fshatit Kallnik, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjeti “Opel”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga A. I. (42) nga fshati Sedllarcë e Poshtme, komuna e Bërvenicës dhe një traktor “IMT 539”, me rimorkio pa targa, i drejtuar nga M.M. (39) nga fshati Pallçisht i Epërm.
Në aksident drejtuesi i mjetit A.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i traktorit dhe bashkudhëtari i tij N.B. (57) nga Tetova kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.
Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipet e SPB-Tetovë./Telegrafi/
The post Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Tetovë – Pirok appeared first on Telegrafi.