Tre persona nga rrethina e Gostivarit kanë dal jashtë vendit edhe pse kishin vendime për karantinë.

SPB Tetovë njoftoi se dje janë regjistruar shkelje të vendimit të nxjerrë për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

“Është konstatuar se SH.D. (48) nga Senakosi i Gostivarit, H.A. (25) nga Debreshi, L.J.(33) nga Debreshi nuk iu janë përmbajtur vendimeve, gjegjësisht janë larguar nga vendi”, shtojnë nga SPB Tetovë.

Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të paraqiten parashtresat e duhura sipas nenit 206 të Kodit Penal./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tre persona nga Gostivari edhe pse kishin vendim për karantinë, u larguan jashtë vendit appeared first on Telegrafi.