Gjykata Themelore Penale e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh për tre persona të cilët janë sjellë në gjykatë dhe dyshohen për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, konfirmoi gjykata.
Njëri nga të dyshuarit që mbrëm është sjellë në gjykatë është Velibor Manev nga Velesi. Në një prononcim për media, i pyetur nëse ka kryer vrasjen e Vanyas, Manev është përgjigjur negativisht.
Sipas MPB-së, nga masat operative të ndërmarra është konstatuar se Vanja është marrë me automjet nga hyrja e banesës dhe nga të dhënat e marra nga marrja në pyetje është konstatuar se ajo është vrarë në të njëjtën ditë pra në 27 nëntor 2023 rreth orës 10:00.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se trupi tjetër i pajetë i 74-vjeçarit P.Zh është gjetur në afërsi të Velesit i cili u raportua i zhdukur më 24 nëntor.
Në të dy rastet dyshohen pesë persona, të gjithë të përkatësisë etnike maqedonase, siç informojnë sonte nga MPB. Nga veprimet hetimore të kryera u konstatua se motivi i vrasjeve ishte “egoizmi”.
Prokuroria ka konfirmuar se është marrë në pyetje edhe babai i vajzës.
Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin e zhdukjes së vajzës Vanja, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Kumanovë, duke u përgjigjur.
Një pjesë e mediave, duke iu referuar burimeve nga hetimi, kanë dalë me informacione se janë në kërkim të personit L.P. nga Shkupi, i cili konsiderohet si organizatori kryesor dhe i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës. Ai është arratisur jashtë vendit dhe aktualisht është në kërkim.
Më shumë informata pritet të kumtohen sot në konferencën për media të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe kryeprokurorit publik Gabril Bubevski. /Telegrfai/
The post Tre persona në paraburgim për vrasjen dhe rrëmbimin e Vanjës appeared first on Telegrafi.