Tre nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në spitale në Plovdiv dhe Varna janë lëshuar për mjekim shtëpiak, njofton BTA.

Një nga pacientët u hospitalizua në Spitalin universitar “Shën Gjorgji” në Plovdiv, ndërsa dy në Akademinë ushtarako-mjekësore në Varna.

Në spitalin në Varna për mjekim mbetet edhe një pacient, ndërsa në spitalin e Sofjes “Pirogov” edhe katër të lënduar tjerë.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan jetën e kanë humbur 61 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. Disa nga të lënduarit janë dërguar për mjekim në vende tjera. Në Bullgari janë hospitalizuar 15 të lënduar – prej tyre tetë në spitalin “Pirogov”, ndërsa të tjerët në spitalet në Plovdiv dhe në Varna.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tre nga të lënduarit në Koçan janë lëshuar nga spitalet bullgare për mjekim shtëpiak appeared first on Telegrafi.