Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e djeshme ka sjellë vendim për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti tragjik në Izmir të Turqisë.
Me këtë vendim si shprehje e solidaritetit me të prekurit, Bashkia e Shkupit do të jep ndihmë në vlerë prej 3 milionë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, tha se kryeqyteti e di se çfarë do të thotë solidariteti në kohë të katastrofave natyrore dhe për këtë arsye, siç tha, duhet të ndihmohen ata që janë në nevojë.
Ai i shprehu ngushëllime kryetarit të Izmirit, Tunç Sojer dhe i dëshiroi kthim të shpejt të qytetit në normalitet.
Ndryshe, numri i viktimave nga tërmeti që ndodhi të premten ka shkuar në 81./Telegrafi/
The post Tre milionë denarë nga Bashkia e Shkupit për të prekurit nga tërmeti në Izmir appeared first on Telegrafi.