Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje në ora 16:00 në vendin e quajtur “Suva Gora”, në fshatin Larcë të Tetovës, policë kanë privuar nga lira B.S. (39) dhe M.S. (42), të dy nga i njëjti fshat, për shkak të dyshimit të bazuar se me dy automjete “Lada Niva” dhe “Jeep Teta Samara”, të dy pa targa të regjistrimit, kanë transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.
Dy personave iu gjetën dhe iu konfiskuan drutë e prera dhe mjetet e prerjes. /Telegrafi/
The post Transportuan dru të prera në mënyrë të paligjshme, policia arreston dy persona nga Tetova appeared first on Telegrafi.
Advertisement