Transporti Publik në Shkup, nuk do të rritet çmimi i biletave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qyteti i Shkupit nuk do të rrisë çmimin e biletave për autobusët e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik, me qëllim që qytetarët të shfrytëzojnë sa më shumë transportin publik gjatë krizës ekonomike dhe energjetike në vend.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se goditja që pësojnë qytetarët nga rritja e çmimeve për shkak të krizës është përgjegjësi e pushtetit qendror, ndërsa sipas saj pushteti lokal nuk ka kompetenca për të ndihmuar qytetarët me masa të tjera ekonomike.

“Mekanizmat për krijimin e politikave cilësore janë në duart e pushtetit qendror. Pushteti lokal bën gjithçka që mundet në nivel lokal për shkak se është më e afërt me qytetarët, që tu ndihmojë atyre në kuadër të kompetencave të saj të cilat janë të kufizuara. NQP, nuk do ti rrisë çmimet, shkojmë drejt asaj që tu mundësojmë qytetarëve të mund të udhëtojnë me Ndërmarrjen për Qarkullim Publik, të punohet në atë që të rritet numri i autobusëve që do të qarkullojnë”, tha Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

The post Transporti Publik në Shkup, nuk do të rritet çmimi i biletave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy