Transplantohet zemra për herë të dytë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër orë pas mesnatës me sukses u krye transplantimi i dytë i zemrës në historinë e Maqedonisë. Zemra filloi të punoi te një i ri në vitet e 20-të i cili për një kohë ka pritur donator.

Donatori është 20 vjeçarja Verica nga Berova e cila ka humbur jetën në aksident, ndërsa familja e saj, siç tha ministri Filipçe, është pajtuar që t’i dhurojë organet e saja.

“Sot për fat të keq te ne ka një paciente të vdekur dhe ka pajtueshmëri për donacion të organeve nga familja”, tha dje Filipçe.

Operacionin e kreu ekipi i Klinikës për Kardiokirurgji, ndërsa procedura zgjatë për disa ditë.

Advertisement

Ndryshe, transplantimi i parë u bë vitin e kaluar gjatë muajit maj. Pacientes 43 vjeçare, Emilija Dineva, familja e së cilës u pajtua ta dhurojë zemrën e saj te pacienti 53 vjeçar Ivan Ognenovski./Telegrafi/

The post Transplantohet zemra për herë të dytë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy