Duke marrë parasysh reagimet e qytetarëve, publikut të gjerë dhe profesional, në lidhje me rritjen e çmimeve që janë vendosur në publik këto ditë, ju njoftojmë se nuk do të ketë rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe inspektorati i tregut do të vazhdojë të veprojë sipas vendimeve tashmë të marra të Qeverisë për uljen e çmimeve, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut pasditen e sotme.

Nga aty sqarojnë se “do të kontrollojmë nëse është vendosur etiketa “çmimi i garantuar” dhe nëse respektohen dispozitat e tjera të vendimeve që kanë të bëjnë me shitësit me pakicë dhe shumicë”.

“Qytetarët të jenë të qetë! çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten, por mund të ulen më tej! Inspektorati i tregut do të vazhdojë të veprojë për vendimet për uljen e çmimeve që tashmë janë marrë! Ai që nuk respekton vendimet do të dënohet pa përzgjedhje! Qytetarët janë të parët, ne jemi këtu për të mbrojtur standardin e tyre”, tha drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski./Telegrafi/

The post Trajkovski: Qytetarët të jenë të qetë, çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";