Inspektorati i Tregut ka nxjerrë dy vendime për mbylljen e tregjeve, njofton drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në profilin e tij në Facebook dhe paralajmëron se do të ketë kontrolle të shtuara te shitësit me pakicë dhe shumicë.

“Shpreh mirënjohjen time për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar të ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj te shitësit me shumicë (furnizuesit) që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Trajkovski.

Në njoftimin e tij, drejtori i ISHT-së thotë se askush nuk duhet të shkelë ligjet dhe të manipulojë konsumatorët.

Ndryshe, këto kontrolle vijnë pasi nga 1 marsi nuk vlen ligji për çmime të ngrira për produktet bazë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se do të ketë kontrolle të përforcuara nëse tregtarët i rrisin çmimet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Trajkovski: Inspektorati Shtetëror i Tregut mbyll dy markete appeared first on Telegrafi.