Trajçe Polivanov do të jetë kryetar i përkohshëm i Prokurorisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Trajçe Polivanov do të jetë kryetar i përkohshëm i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi kryetarja Villma Ruskovska u suspendua nga puna e saj.

Ky vendim është marrë sot në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe do të jetë i vlefshëm deri në zgjedhjen e kreut të ri, sepse mandati i Ruskovskës i skadon në nëntor. Më pas do të duhet të hapet konkurs dhe përzgjedhja do të bëhet për herë të parë me votim të të gjithë prokurorëve.

Polivanov ishte edhe pjesë e Prokurorisë Speciale Publike./Telegrafi/

 

Advertisement

The post Trajçe Polivanov do të jetë kryetar i përkohshëm i Prokurorisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy