Trajanov për hyrjen e Alternativës në Qeveri: Është prishur ekuilibri etnik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, e cila është pjesë e Qeverisë, ka shprehur rezerva në lidhje me marrëveshjen me Alternativën, për inkuadrimin e këtyre të fundit në qeveri.

Trajanov thotë se me hyrjen e Alternativës në qeveri, është prishur balansi etnik në pushtetin ekzekutiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të shohim marrëveshjen që është arritur, por nga ajo që është bërë publike, mendoj se është e panevojshme përfshirja e çështjeve gjyqësore dhe rishikimi i tyre në marrëveshje, siç është rasti “Monstra” e të tjera. Ato kanë përfunduar me vendime përfundimtare, disa pas procedurave të përsëritura, dhe është e kotë të rihapen dhe të negociohen përsëri”.

“Ndërsa fakti që në qeverinë e re, në postin e ministrave mund të ketë më shumë shqiptar se sa maqedonas, e prish balancin etnik të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit”, tha Trajanov për Fokus.

Advertisement

Ndryshe, Alternativa në Kuvend përfaqësohet me katër deputetë, ndërsa dje njoftuan se kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev, që të jenë pjesë e qeverisë./Telegrafi/

The post Trajanov për hyrjen e Alternativës në Qeveri: Është prishur ekuilibri etnik appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy