Rezultati i raundit të parë është një pasqyrim real i vendosmërisë së qytetarëve. Arsyet e dështimit të LSDM-së janë rezultat i përçarjes së brendshme në parti, tha kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov për 2Utrinski Brifing”.
Ai thekson se krahu i LSDM-së nga Shkupi është “fajtor për rezultatin në Shkup”.
“OBRM-PDUKM ishte në turbulenca dhe skizma gjatë gjithë kohës, por kur votojnë të gjithë janë bashkë dhe qëndrojnë prapa kandidatëve. Analizat treguan se një pjesë e madhe e elektoratit dhe aktivistëve të LSDM-së nuk dolën për të votuar. LSDM duhet të konsolidohet”, theksoi Trajanov.
Ai thekson se në qytetin e Shkupit është i mundur një kthesë.
“Nëse të gjitha partitë e koalicionit, 23 në numër, që ishin 90% pasive, nëse aktivizohen dhe sjellin nga 1.000 vota, janë 25 mijë vota. LD ka rreth 8.500 anëtarë në Shkup. Ne ishim të përfshirë në të gjitha aktivitetet. Diferenca është e vogël”, përfundon Trajanov për betejën për kryeqytetin në raundin e dytë./Telegrafi/
The post Trajanov: Nëse aktivizohen të gjitha partitë e koalicionit, Shilegov fiton në Shkup appeared first on Telegrafi.