Tragjeditë e Maqedonisë me numra, shumë dhimbje për një shtet kaq të vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia dje (16 mars) përjetoi një ndër ngjarjet më të rënda në historinë e saj. 59 persona të vdekur dhe mbi 130 të lënduar nga zjarri që kaploi një diskotekë të improvizuar në Koçani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lista e fatkeqësive më të mëdha në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut, bazuar në numrin e viktimave, është si më poshtë:

22 nëntor 1993 – Rrëzimi i avionit “Avioimpeks” – 115 viktima
Afër aeroportit në Ohër ka ndodhur aksidenti i dytë për atë vit. Aeroplani i udhëtarëve i tipit ”Jak-42D” i kompanisë AvioImpeks është rrëzuar pas një defekti në motor dhe ka shkaktuar vdekjen e 115 personave, transmeton Telegrafi Maqedoni. Një grua ka shpëtuar. Ky aeroplan ka udhëtuar nga Gjeneva për në Shkup ku duhej edhe të ateronte.

Advertisement

5 mars 1993 – Rrëzimi i avionit “Paler Maqedoni” – 86 viktima
Gjatë aterimit të aeroplanit ‘Foker 100’ i kompanisë Paler nga Maqedoni me 97 persona kanë vdekur 86 udhëtarë.

16 mars, 2025 – Zjarri në diskotekën në Koçan – 59 viktima
Në diskotekën e quajtur “Puls” nga 500 të pranishëm mbi 130 janë lënduar dhe 59 kanë mbetur të vdekur.

23 nëntor, 2021 – Aksidenti i autobusit në Bullgari – 45 viktima
Nga Stambolli në Maqedoni u nis autobusi i kompanisë Besa Trans dhe nuk arriti me katër autobusët e nisur, pasi njëri u aksidentua dhe la të vdekur 45 persona dhe 7 të lënduar.

Advertisement

6 gusht, 2016 – Vërshimet në Shkup (2015) – 22 viktima
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se regjistruar 22 viktima nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë.

13 shkurt, 2019 – Aksidenti i autobusit në Llaskarcë – 16 viktima
Autobusi i DurmoTours i nisur nga Shkupi dhe i mbushur me të punësuar në administratë dhe me studentë asnjëherë nuk arriti në destinacion në Gostivar. Mbetën të vdekur 16 viktima dhe 35 të lënduar.

Advertisement

5 shtator 2009 – Fundosja e anijes “Ilinden” – 15 viktima
Anija e vogël me 57 turistë në të lundronte në ujin e Liqenit të Ohrit dhe pas një defekti fundoset, duke lënë 15 viktima

8 shtator 2021 – Zjarri në Spitalin e Tetovës – 14 viktima
Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021. Ky ishte një incident tragjik, ku humbën jetën 14 pacientë që ishin duke u trajtuar për COVID-19.

Advertisement

22 tetor, 1951 – Rrëzimi i avionit “JAT” – 12 viktima

Fatkeqësia e radhës për nga numri i viktimave është e datës 22.10.1951, kur aeroplan i JAT që ka fluturuar prej Beogradi u rrëzua në aeroportin e Shkupit, me ç’rast jetën e humbën 12 persona.

12 janar, 2008 – Rrëzimi i helikopterit të ARM-së – 11 viktima

Advertisement

Një prej fatkeqësive më tragjike ajrore është ajo në Katllanovë, kur më 12.01.2008, helikopter i ARM-së u rrëzua në lokalitetin Bllaca e Katllanovës. Me këtë rast kanë vdekur 11 pjesëtarë të ekuipazhit dhe

26 shkurt, 2004 – Rrëzimi i avionit qeveritar “Kinger” – 9 viktima

Aksident ajror ku ka vdekur edhe ish-kryetari i Maqedonisë, Boris Trajkovski së bashku me gjashtë bashkëpunëtor të tij dhe dy pilotë të aeroplanit qeveritar ‘Kinger’. Ngjarja ka ndodhur më 26 shkurt, 2004 në afërsi të Mostarit.

Advertisement

24 qershor 1992 – Rrëzimi i avionit “Antonov” – 8 viktima

Një aeroplan i tipit Antonov 12 BK i prodhuar nga Volga i Dnepar Airlines është rrëzuar në një vend 26 kilometër afër Shkupit. Para rrëzimit aeroplani është aksidentuar me majen e malit në Lisec të Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni. Nga kjo fatkeqësi kanë vdekur tetë njerëz.

Advertisement

3 gusht, 2015 – Vërshimet në Tetovë (2015) – 6 viktima

Dy të mitur dhe katër të rritur nga Shipkovica e Tetovës ka qenë bilanci i vdekjeve nga vërshimet që përfshinë disa fshatra në Tetovë.

Fatkeqësia më e madhe në Maqedoninë e Veriut ka qenë tërmeti në Shkup në vitin 1963, ku humbën jetën 1.100 njerëz. /Telegrafi/

Advertisement

 

The post Tragjeditë e Maqedonisë me numra, shumë dhimbje për një shtet kaq të vogël appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy