
Klinika Zhan Mitrev ofron mbështetje të plotë dhe përkushtim maksimal për të lënduarit në ngjarjen tragjike në Koçan. Deri më tani në Klinikë janë trajtuar gjithsej nëntë pacientë, prej të cilëve tre pacientë të cilët ishin në gjendje të rëndë për jetën dhe ishin intubuar urgjentisht, janë transferuar për trajtim në vendet fqinje. Gjashtë pacientët e mbetur morën trajtimin e duhur, tre prej tyre tashmë janë në gjendje të qëndrueshme dhe do të leshohen për trajtim shtëpiak, ndërsa tre pacientët e tjerë mbeten nën monitorimin e ekipit mjekësor.
Klinika Zhan Mitrev që në momentin e parë hapi dyert për të gjithë të lënduarit në ngjarjen tragjike të Koçanit dhe me përkrahje të plotë dhe përkushtim maksimal vuri në dispozicion të gjitha resurset e saj, të gjithë stafin mjekësor, objektet spitalore dhe autoambulancat.
Ekipi i mjekëve, infermierëve dhe ndihmës mjekëve të spitalit, së bashku me autoambulancat e pajisura posaçërisht, janë të angazhuar vazhdimisht në transportin e pacientëve më të rëndë jo vetëm drejt klinikës, por edhe drejtë objekteve të tjera shëndetësore brenda dhe jashtë vendit. Në periudhën e kaluar më shumë se dhjetë pacientë janë transportuar në qendra të ndryshme shëndetësore, përfshirë aeroportet e Shkupit dhe Selanikut, si dhe në spitalet në Beograd, 8 Septemvri, Spitalin klinik Kliment Ohridski etj.
Duke e ndjerë tragjedinë dhe dhimbjen e madhe, kujdesi i plotë dhe të gjitha shërbimet për të lënduarit janë ofruar pa pagesë dhe Klinika së bashku me të gjithë stafin e saj do të vazhdojë të ndihmojë për aq kohë sa të ketë nevojë, me të njëjtin përkushtim dhe humanizëm që janë themeli i punës sonë.
The post “Tragjedia në Koçani”, Klinika Zhan Mitrev tregon bilancin e pacientëve të trajtuar appeared first on Telegrafi.