Tragjedia në Koçan, Toshkovski: Tre të mitur janë në mesin e viktimave, kurse mbi 20 të mitur janë të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

“Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Sipas ministrit të brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që  3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.

Advertisement

Ai shtoi se në diskotekë ka pasur rreth 500 persona dhe se janë shitur 250 bileta.

The post Tragjedia në Koçan, Toshkovski: Tre të mitur janë në mesin e viktimave, kurse mbi 20 të mitur janë të lënduar appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy