
Ekipi i prokurorëve që po punon për hetimin për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë në Koçan është zgjeruar që nga mëngjesi i sotëm dhe aktualisht përbëhet nga:
2 prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike Koçan
2 prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shtip
5 prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup
Disa urdhra shtesë janë lëshuar mbrëmë, ku përfshihet edhe urdhri për kontrollin e serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë, si dhe urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumente të caktuara, njoftoi Prokuroria.
Kontrolli në vendngjarje vijon edhe sot./Telegrafi/
The post Tragjedia në Koçan, PTHP: Po kontrollohen serverët në Ministrinë e Ekonomisë appeared first on Telegrafi.