
Ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i është vazhduar paraburgimi, ka konfirmuar avokati i tij Elenko Milanov.
Për të njëjtat rrethana atij i është shqiptuar masë e re paraburgimi prej 30 ditësh.
Milanov njoftoi se do të dorëzojë ankesë kundër vendimit.
Bekteshi ndodhet në paraburgim që nga fillimi i hetimeve për tragjedinë në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku deri më tani humbën jetën 61 persona.
Ndryshe, Prokuroria mbrëmë njoftoi se të gjithë të dyshuarit që kanë qenë në paraburgim për tragjedinë në Koçan do t’u shqiptohen masa të kujdesit.
“Me propozim të prokurorit duke e pasur parasysh se skadon paraburgimi për të dyshuarit e përfshirë në hetimin paraprak, i njëjti është shfuqizuar dhe të njëjtëve u është shqiptuar masa e kujdesit. Masa ndalesë për kryerjen e profesionit është shqiptuar varësisht prej asaj se nëse të dyshuarit ende janë në marrëdhënie pune apo janë në pension”, thanë nga Prokuroria, vendim ky që nuk e ka përfshirë ish-ministrin Kreshnik Bekteshi.
The post Tragjedia në Koçan, Kreshnik Bekteshit i vazhdohet paraburgimi për 30 ditë appeared first on Telegrafi.