
Prokuroria njofton se gjatë muajit maj do të fillojë procesi i marrjes së dëshmive nga të dëmtuarit në tragjedinë e Koçanit, në të cilën si pasojë e zjarrit në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 62 persona.
Prokuroria po i mbledh të dhënat e kontakteve dhe adresave, ndërsa varësisht prej gjendjes shëndetësore tyre, por edhe kushteve dhe rrethanave të tjera do të ftohen për të dhënë dëshmi. Organi i akuzës njofton se po ndërmerr veprime intensive me qëllim të sigurimit të provave për procedurën penale, por edhe realizimin e të drejtave të të dëmtuarve.
Nga dy hetimet e Prokurorisë së Koçanit dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, deri më tani janë të përfshirë 68 persona fizik dhe 3 juridik. Mes tyre ka ish zyrtarë të lartë, por edhe aktual nga disa institucione. Ndërsa përgjegjësi kërkohet edhe nga eprorë policorë.
The post Tragjedia në Koçan, gjatë muajit maj do të fillojë marrja e dëshmive nga të dëmtuarit appeared first on Telegrafi.