Tragjedia në Koçan, 55 pacientë ende shërohen jashtë vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se sot kthehet një pacient i cili ishte në trajtim në Bullgari. Aktualisht, jashtë vendit janë të shtruar 55 pacientë. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

Në spitalet brenda vendit për momentin po trajtohen 10 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum Ohër”, nga një pacient në Klinikën e Toksikologjisë, Klinikën për Kirurgji Pediatrike, Klinikën e Pulmologjisë dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimit të mëtejshëm.

The post Tragjedia në Koçan, 55 pacientë ende shërohen jashtë vendit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy