Vazhdon hetimi për 3 personat, dy prej të cilëve ish nëpunës policorë që kanë përfunduar në paraburgim pas dyshimeve se kanë dhënë sekrete hetimore dhe kanë shitur aksione policore në favor të grupit të Gërçecit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, konfirmon se si dëshmi janë marrë bisedat e nxjerra nga aplikacioni SKY, ndërsa nënvizon se ekziston një numër i madh i dëshmive për vepra të kryera penale.
“Informacionet që janë marrë si material dëshmie, janë prej aplikacionit SKY. Në korniza të së njëjtës, sipas informacioneve që i kam, ekzistojnë numër i madh i dëshmive për vepra të kryera penale dhe në periudhën në vazhdim do të vijojnë më shumë procedura, me të cilat do të tregojmë luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë”, deklaroi Pançe Toshkovski.
The post Toshkovski: Vazhdojnë hetimet për ish-nëpunësit policorë, dëshmitë janë marrë nga “SKY” appeared first on Telegrafi.