Nga fillimi i vitit të ardhshëm, kamerat që do të vendosen në Shkup dhe në disa qytete të tjera do të funksionojnë plotësisht dhe do të fillojë dërgimi i gjobave në adresën e shtëpisë. Këtë e njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Jam i bindur se sistemi do të lansohet më 1 janar 2026”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një intervistë për 360.

Sistemi pothuajse është vendosur në kryeqytet dhe kryeministri Mickoski në konferencën e fundit me gazetarë nuk e përjashtoi mundësinë që sistemi të funksionojë në Shkup para Vitit të Ri, pasi siç paralajmëroi, në fazën e parë qytetarët do të marrin vetëm paralajmërime në shtëpi, ndërsa gjobat do të mbërrijnë pas Vitit të Ri.

Mickoski tha se kjo është pajisje moderne nga një prodhues izraelit që ofron një gamë të gjerë opsionesh ndëshkimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Kuvendi zhvilloi një debat publik për ndryshimet në politikën penale në fushën e sigurisë në komunikacion, dhe komuniteti i ekspertëve bëri thirrje për ndëshkime më të rrepta për drejtuesit e mjeteve.

The post Toshkovski tregon kur do të fillojë projekti me kamerat e sigurisë në komunikacion appeared first on Telegrafi.