Toshkovski: Të gjithë qytetarëve që mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve do t’ju jepet letërnjoftime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja e sigurisë në territorin e shtetit është e qëndrueshme, informoi ministri teknik për punë të brendshme, Pançe Toshkovski, pas vizitës së SPB Shkup.

Ai gjithashtu rikujtoi se në prag të zgjedhjeve, MPB u bënë thirrje të gjithë personave që kanë mbushur 18 vjeç, që nesër të drejtohen në pikat e fotografimit për letërnjoftim, dokument që, siç tha, do të përpunohet në afat adekuat dhe do të mund të realizojnë të drejtën e tyre për votim, përcjell “TV21”.

“Nuk bëhet fjalë për numër të madh të qytetarëve. Deri para një periudhe të caktuar ishin rreth 1100 në territorin e vendit, tani janë rreth 500. Ky është numër i rrumbullakuar.

Qëllimisht po i them numrat që opinioni ta dijë që ky numër nuk është i madh, por është numër i cili realisht mund të punohet në një ditë nga aspekti i shtypjes, andaj, për shkak se përafërsisht rreth 4000 letërnjoftime mund të prodhojmë në bazë ditore, vazhdimësia e prodhimit është këtu diku”, tha Pançe Toshkovski, ministër teknik për Punë të Brendshme./Telegrafi/

Advertisement

The post Toshkovski: Të gjithë qytetarëve që mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve do t’ju jepet letërnjoftime appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy