Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, vërshimeve dhe se është e nevojshme krijimi i një sistemi funksional përmes krijimit të legjislacionit cilësor.

“Përveç zgjidhjeve ad hoc, le të krijojmë një sistem që do të jetë funksional dhe do t’u përgjigjet këtyre situatave. Janë punësuar ekspertë të huaj të cilët me përvojën e tyre do të ndihmojnë në drejtimin e mbylljes së radhëve në Maqedoni, që do të thotë se ideja e Qeverisë për bashkimin e disa institucioneve me shumë gjasa do të duhet të zbatohet sa më shpejt, do të duhet krijohet legjislacioni ligjor dhe ne do të vazhdojmë të përgjigjemi seriozisht siç i ka hije një vendi”, theksoi ministri Pançe Toshkovski.

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, sot ishte pjesë e seancës së Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit me kriza, të kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Toshkovski: Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, përmbytjeve appeared first on Telegrafi.