
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bëri të ditur detaje për tragjedinë me zjarrin në diskotekën në Koçan.
Ai tha se numri i të vdekurve është të paktën 51 persona.
Toshkovski tha se sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur nga shkëndija të fishekzjarreve skenike të cilat më pas kanë marrë flakë në tavan, i cili ka qenë i materialit të ndezshëm.
Ministri thotë se janë arrestuar persona.
Advertisement
Ai kërkoi mirëkuptimin e mediave gjatë raportimit mbi këtë rast, deri sa tha se secili person i përfshirë në këtë tragjedi do të mbajë përgjegjësi. /Telegrafi/
The post Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.