Toshkovski: Po mblidhen prova shtesë, nëse arratisja e Grubit ishte e organizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aktualisht po mblidhen më shumë prova nëse polici i cili ishte në detyrë kur ish-zv. kryeministri Artan Grubi u largua nga vendi ka bërë një gabim të pakujdesshëm apo nëse është organizuar në kuadër të një grupi të caktuar që ka organizuar arratisjen, thotë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski.

“Për këtë është hapur hetim dhe po vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që kemi si prova të pakundërshtueshme ndaj personit kemi bërë kallëzim penal dhe është pezulluar nga puna. Aktualisht po hetohet nëse ka pasur komunikim dhe çfarë komunikimi ka qenë ai”, theksoi Toshkovski për “TV24”.

Ai po ashtu theksoi theksuar se për të parandaluar pikërisht këtë skenar janë bërë përgatitje më serioze dhe janë angazhuar të gjitha resurset.

Sipas tij, në kufi ka pasur shërbime të tjera shtesë që është dashur të reagojnë nëse ka arratisje, por, siç ka theksuar ai, nuk kanë reaguar pasi ka qenë një operacion sekret.

Advertisement

Toshkovski theksoi se fakti që Artan Grubi nuk shpreh iniciativë për t’u kthyer në vend është tregues i mjaftueshëm nëse ai është fajtor apo jo./Telegrafi/

The post Toshkovski: Po mblidhen prova shtesë, nëse arratisja e Grubit ishte e organizuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy