Toshkovski: Pjesëtarët e MPB-së sot kanë marrë paga me rritje prej 10%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesëtarët e MPB-së sot kanë marrë paga me rritje prej 10%, njofton ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.

“Vitet e fundit ka pasur kritika mjaft të justifikuara se pagat në MPB janë të ulëta, ndërsa pritshmëritë dhe përgjegjësitë janë të larta. Shpesh viheshin në dukje dallimet në lidhje me disa shërbime të lidhura, dhe ndjenja e nënvlerësimit ishte reale dhe e justifikuar.

Kjo rritje nuk është e mjaftueshme, por është një nga hapat e shumtë që do të vijojnë drejt rikthimit të dinjitetit dhe reputacionit të punonjësit të policisë. Qëllimi është i qartë, të ndërtohet një forcë policore moderne, profesionale dhe e fortë që do të jetë një shërbim i vërtetë për qytetarët.

Ne vazhdojmë të ecim përpara drejt ofrimit të kushteve më të mira, mbështetje më të madhe dhe vlerësim të vërtetë për punën që bëhet çdo ditë”, shkruan në proflin e tij në Facebook Toshkovski./Telegrafi/

Advertisement

The post Toshkovski: Pjesëtarët e MPB-së sot kanë marrë paga me rritje prej 10% appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy