Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski reagoi ndaj shkatërrimit të pllakës përkujtimore në Karpallak.

“Si ministër e dënoj vandalizmin e pllakës përkujtimore në Karpallak që është vendosur për pjestarët e ushtrisë në vitin 2001”, shprehet Toshkovski.

Sipas tij, kjo vepër është sulm i drejtpërdrejtë ndaj memrories kolektive dhe ndaj atyre që dhanë jetën për integritetin e Maqedonisë.

“Dëshiroj të theksoj se këto vepra nuk do të tolerohen, kurse MPB do t’i ndërmerr të gjata masat e domosdoshme për dënimin e kryesve të këtyre veprave me qëllim që të rruhet vlerat tona kulturore dhe historike”, sqaroi Toshkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u shkatërrua pllaka përkujtimore./Telegrafi/

The post Toshkovski për shkatërrimin e pllakës përkujtimore në Karpallak: Ky është sulm i drejtpërdrejtë appeared first on Telegrafi.