
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi përgjegjësi penale për nëpunësin policor me urdhër të të cilit nuk është dënuar vëllai i kryetarit të Komunës së Gazi Babës i cili ka ngasur automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, por në vend të atij është dënuar një qytetar krejtësisht tjetër që nuk kishte lidhje me veprën e kryer penale.
“Ishte vërtetuar një gjendje faktike shumë më e tmerrshme se ajo e shpallur nga LSDM-ja, përkatësisht u përcaktua se nëpunësi policor ka vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe lejoi që një person i caktuar të kalonte pa një dënim përkatës që duhej t’i ishte shqiptuar. Kjo është shkelja e parë. Sheklja e dytë penale, e cila është edhe më e tmerrshme, është se një qytetar i pafajshëm, i cili nuk është i lidhur me ngjarjen, e ka deklaruar atë në dokumentacionin që po përgatit Ministria e Punëve të Brendshme, duke kryer kështu një krim të caktuar që do të ndiqet penalisht nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi pasdite Toshkovski për televizionin “Sitel”.
Vëllai i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, i cili po ngiste me 88 kilometra në orë, në vend të 50 kilometrave të lejuara, sipas ministrit Toshkovski, sot është paraqitur vetë në stacionin policor “Prolet” dhe i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, si dhe do të procedohet me ndalim drejtimi të automjetit.
“Këtë rast MPB e zbardhi menjëherë pas informacioneve në mediat publike. Për të dërguar një mesazh se çdo nëpunës policor duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe procedurave standarde oprative. Askush nuk do të ketë mundësi të shpëtojë askënd nga përgjegjësia disiplinore ose nga ndonjë përgjegjësi tjetër”, tha Toshkovski.
LSDM-ja opozitare sot zbardhi se më 20 prill në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Shkup, policia me radar ka kapur një automjet që po lëvizte me shpejtësi të madhe, të drejtuar nga vëllai i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, dhe se nëpunësit e policisë nuk e dënuan atë me urdhër të një kryeshefi në MPB.
The post Toshkovski paralajmëron ndëshkime për policin që nuk procedoi rastin me vëllanë e kryetarit të Gazi Babës appeared first on Telegrafi.