Toshkovski: Nuk do të ketë kompromis në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, ministri Toshkovski e falënderoi ambasadoren amerikane për mbështetjen që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdimisht i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks në trajnimin e stafit dhe prokurimin e pajisjeve.

“Si një nga qëllimet strategjike në të cilat do të fokusohet Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, ministri Toshkovski ka theksuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si prioritet që është një nga shtyllat kryesore të programi qeveritar”.

“Ambasadorja e SHBA-së, Aggeler, falënderoi ministrin Toshkovski për bashkëpunimin e vazhdueshëm të shkëlqyer të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa sfera të jetës shoqërore, duke përcjellë përkushtimin e Ambasadës Amerikane dhe të Qeverisë së SHBA-së për përkrahje dhe bashkëpunim në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Advertisement

The post Toshkovski: Nuk do të ketë kompromis në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy