Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në seancën e përbashkët ndërqeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë seancë u nënshkrua protokolli për zbatimin e Marrëveshjes për kalimet e përbashkëta kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë.

Me këtë është hedhur një hap tjetër domethënës drejt zbatimit të plotë të konceptit “One Stop Shop”, i cili do të mundësojë një qarkullim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas të pasagjerëve dhe mallrave.

Ky sistem do të shkurtojë kohën e pritjes në kufi dhe do të kontribuojë për një lidhje më të mirë dhe lehtësinë e lëvizjes mes dy vendeve tona”, tha ministri Toshkovski.

Advertisement

Gjatë seancës, ministri Toshkovski pati mundësinë të bisedojë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ku u bisedua për hapat e ardhshëm konkretë të nevojshëm për zbatimin e “One Stop Shop” në këto pika kufitare./Telegrafi/

The post Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy