Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot u bëri thirrje shoferëve që t’i ndërrojnë patentat dhe t’i marrin të reja, me emrin e ri kushtetues.

Duke folur gjatë një vizite në Departamentin për Personalizim në MPB, ku u promovua makina e re për shtypjen e dokumenteve personale, Toshkovski tha se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë.

“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë periudhën e ardhshme për ndryshimin e patentë shoferit me emrin e ri kushtetues sipas Ligjit për sigurinë në rrugë. Ata duhet të përfitojnë nga periudha e ardhshme dhe të rinovojnë patentë shoferin sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse patentë shoferët e vjetër do të vlejnë deri më 31 dhjetor të këtij viti”, tha Toshkovski.

The post Toshkovski me thirrje për shoferët: Pajisuni me lejet e reja për vozitje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";