Toshkovski edhe një herë i ka bërë thirrje deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së që ta miratojnë Ligjin për dokumentet e udhëtimit.
“Le të ndryshojnë ligjin, unë kërkoj 10 muaj, kërkoj arsyeshmëri. Vetëm ne për momentin po e shkelim ligjin ndërkombëtar, vetëm Maqedonia dhe Greqia”, tha Toshkovski.
Sipas tij, janë rreth 105 mijë qytetarë të fotografuar që nuk kanë marrë dokument udhëtimi, siç tha ai, ata që janë fotografuar nga sot, do t’i merrnin pasaportat nëse dinamika shkon siç duhet, do t’i marrin për një muaj, maksimumi një e gjysmë. Në këtë moment, informon Toshkovski, janë 75.000 termine të reja për fotografim në numrin e telefonit aktiv për termine për marrjen e dokumenteve të reja personale.
Ai shton gjithashtu se gjatë ditëve të kaluara është bërë ri-termin për 56.000 persona të tjerë të cilët më herët kanë pasur termin për fotografim në muajt qershor, korrik apo gusht.
Për problemin e dokumenteve të udhëtimit, siç tha ai, për rastet shëndetësore, ku ka nevojë urgjente, njerëzit mund të kontaktojnë zyrat e tij.
“Me komunikim të mirëfilltë për ata persona do të sigurohet gjithmonë pasaporta dhe për këtë ne gjithmonë lëmë një numër prej njëmijë apo dy mijë, varësisht se sa formularë kemi”, tha Toshkovski./Telegrafi/
The post Toshkovski: Janë rreth 105 mijë qytetarë të fotografuar që nuk kanë marrë pasaporta appeared first on Telegrafi.