Toshkovski: Janë grumbulluar një numër i madh i dëshmive dhe dëshmitarëve potencialë për tragjedinë në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski beson se për një kohë të arsyeshme publiku do të jetë dëshmitar i zbulimit të plotë të rastit me tragjedinë e cila ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan në të cilën jetët i humbën 61 persona, ndërsa rreth 200 ishin lënduar.

Toshkovski pret që Prokuroria në afat të arsyeshëm do të parashtrojë aktakuzë.

“Sipas informacioneve të fundit, në këtë rast janë të përfshirë 11 prokurorë. Janë mbledhur numër i madh i dëshmive, ka edhe dëshmitarë të mundshëm, mbi 250-300 persona që mund të merren në pyetje. Me këtë rast duhet të tregojmë se shteti ka kapacitet që të përgjigjet siç duhet”, tha Toshkovski në një intervistë për televizionin “Alfa”.

Thotë se ka dallim se si veprohet tani në krahasim me vitet e kaluara sepse për tre rastet më të mëdha si Llaskarca, Spitali Modular dhe autobusi i djegur në Bullgari nuk është parashtruar asnjë kallëzim nga ana e MPB-së, e as është bërë bastisje për dallim prej kallëzimeve të tanishme penale që janë parashtruar për rastin në Koçan.

Advertisement

Lidhur me kërkesën e opozitës që të japë dorëheqje nga funksioni, Toshkovski thotë se ndjen përgjegjësi morale, por se ndjen përgjegjësi edhe më të madhe që rasti të zbardhet deri në fund.

Lidhur me deklaratën e zëvendësministrit të Drejtësisë Alen Dereban për “Zërin e Amerikës” se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili është në arrati jashtë vendit, së shpejti do t’i privohet nga liria, ministri Toshkovski tha se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se një person i tillë është gjetur. 

The post Toshkovski: Janë grumbulluar një numër i madh i dëshmive dhe dëshmitarëve potencialë për tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy